Përleshje në qendër të Prishtinës, pas një aksidenti në trafik

Kronikë e zezë

Përleshje në qendër të Prishtinës, pas një aksidenti në trafik

Më: 15 maj 2017 Në ora: 12:40
Pamje nga kaosi në Prishtinë

Rruga kryesore që e lidh Hotelin "Grand" me atë që të çon drejt Katedrales, është bllokuar totalisht për disa minuta.

Një grup njerëzish aty, janë kapur mes vete duke u rrahur keq.

Mësohet se krejt kjo ka filluar pasi shoferi i një makine ka dashur që ta shkelë një këmbësor, i cili po kalonte te vijat e bardha.

Ishte kjo arsyeja e cila shtyu këmbësorin ta fyejë shoferin, i cili më pas doli nga makina.

Këtu nisi gjithçka.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.

Sipas videos, shoferi i makinës së zezë që është ndalur te vijat që janë të destinuara për këmbësorë, është kapur me disa persona të tjerë.

Kjo përleshje në grup ka bërë që e gjithë rruga të bllokohet për një kohë në atë pjesë të Prishtinës.

Raportohet se policia nuk po arrin t’i ndajë këta persona që po e sulmojnë njëri-tjetrin me grushte.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat