Gjirokastër: Gjendet i vdekur një person në rrugë

Kronikë e zezë

Gjirokastër: Gjendet i vdekur një person në rrugë

Më: 15 maj 2017 Në ora: 17:16
Ilustrim

Një i moshuar në Gjirokastër ka gjetur vdekjen në mënyrë të mistershme një ditë më parë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Topollarë, ku në rrugë pranë një stalle bagëtish, është gjetur i vdekur nga kalimtarë të rastit, H.Ç., 66 vjeç.

Në trupin e viktimës me banim në fshatin Arshi Lengo, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, si pasojë e një goditje në zemër, ndërkohë që rrethanat e sakta mbeten për tu zbardhur nga hetimet.

Për të hedhur më shumë dritë mbi vdekjen e të moshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat