Kishte mbushur shtëpinë me drogë, në pranga 34 vjeçari

Kronikë e zezë

Kishte mbushur shtëpinë me drogë, në pranga 34 vjeçari

Më: 16 maj 2017 Në ora: 09:04
Ilustrim

Policia e Shkodës sekuestroi një sasi prej 63.5 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Droga u kap në një banesë në Malësi të Madhe gjatë finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Jeran”, ndërsa u arrestua dhe poseduesi i saj Vilson Çuti, 34 vjeç.

“Shtetasit të lartpërmendur gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Jeran, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 63.5 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuana” informon policia.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat