Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, pasi i njëjti është zënë në flagrancë duke vjedhur një kuletë nga viktima femër.
Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur në posedim dhe është konfiskuar një armë e ftohtë (thikë).
I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti ka ndodhur në rrugën’ Rrethi i Flamurit’ në Prishtinë.