Atentat me armë në Krujë, 2 persona të plagosur (Emrat)

Kronikë e zezë

Atentat me armë në Krujë, 2 persona të plagosur (Emrat)

Më: 17 maj 2017 Në ora: 09:16
Policia e Krujes

Mëngjesin e sotëm dy persona janë qëlluar me armë zjarri teksa ishin duke pirë kafe në një lokal në Krujë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06;00 të mëngjesit të sotëm.

Sipas të dhënave të para mesohet se ata kanë qenë në tavolinë së bashku me personin që i qëlloi me armë.

Nuk dihet ende se për cfarë janë konfliktuar mes tyre, por dëshmitarë tregojnë se autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre duke i lënë të plagosur.

 Të plagosurit jane Ramazan Shullazi dhe Genc Goga. 

Njoftimi i policisë

Më datë 17.05.2017, rreth orës 06: 45, në ambientet e një lokali,  tek një karburant,  në afërsi të stadiumit, Krujë,  pas një konflikti çasti, për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri- tjetrin disa shtetas.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit R.Sh. rreth 55 vjeç dhe G.G.(plagosur lehtë në dorë) rreth 30 vjeç, banues në Krujë.

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë ku shtetasi R.Sh. ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa shtetasi G.G. është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur arma e zjarrit tip pistoletë TT dhe një gëzhojë.

Policia e Krujës ka identifikuar menjëherë autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat