Policia gjen 10 parcela me kanabis në Shkodër, NUK e pëson vetëm kultivuesi

Kronikë e zezë

Policia gjen 10 parcela me kanabis në Shkodër, NUK e pëson vetëm kultivuesi

Më: 17 maj 2017 Në ora: 10:58
Ilustrim

Mbi 800 bimë kanabisi të kultivuara në një pronë publike u zbuluan nga policia e Shkodrës, ndërsa dy persona u vunë në pranga, mes të cilëve kryeplaku i fshatit.

Lënda narkotike ishte mbjellë në Burga, të fshatit Lekaj në Shkodër, në një zonë të pyllëzuar, pronë publike. Aty policia gjeti 10 parcela gjithsej, me 827 bimë narkotike Canabis Sativa, me gjatësi 10 – 15 cm.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë Altin Celi, 25 vjeç, banues në fshatin Lekaj, për veprën penale "Kultivimi i bime?ve narkotike" dhe Nikoll Plepi, 62 vjeç, banues në fshatin Lekaj, me detyrë kryeplak i këtij fshati, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit" e "Shpërdorimi i detyrës".

Gjithashtu policia thotë se u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e A. C, 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale "Kultivimi i bime?ve narkotike".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat