Një i plagosur pas përleshjes me armë në Viti, dëmtohen edhe dy vetura

Kronikë e zezë

Një i plagosur pas përleshjes me armë në Viti, dëmtohen edhe dy vetura

Nga: B.S Më: 17 maj 2017 Në ora: 11:15
Ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur pas një përleshje që ka ndodhur dje në fshatin Germovë të Vitisë, ku është përdorur edhe arma e zjarrit, përcjell Bota sot.

Policia njofton se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

Poashtu, si pasojë e të shtënave janë dëmtuar dy vetura dhe si prova materiale në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre copë fishekë, nëntë gëzhoja dhe një plumb i pashkrepur.

Të dyshuarit gjenden në arrati, ndërsa njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat