22 vjeçari në Podujevë sulmohet me shufër hekuri, ia grabisin paratë

Kronikë e zezë

22 vjeçari në Podujevë sulmohet me shufër hekuri, ia grabisin paratë

Më: 18 maj 2017 Në ora: 11:37
Ilustrim

Policia njofton se sot rreth orës 02:00, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, një person është sulmuar me mjet të fortë (shufër) dhe të njëjtit më pas i janë grabitur një shumë e parave.

Bëhet fjalë për viktimën: E. M  22 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKU.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni zyrtarët policor të stacionit të Podujevës,  me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg  veprimesh operative dhe hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikim dhe arrestimin e dy personave të dyshuar.

I dyshuari i parë: G. A  19 vjeç, është arrestuar pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja, dhe i njëjti pas përfundimit të procedurave fillestare policore me urdhër të  Prokurorit të Shtetit, është dërguar  në qendrën të ndalimit.

Ndërsa i dyshuari i dytë:A. H  mashkull, 19 vjeç, , është arrestuar nga ana e policisë sot rreth orës 09:00, i cili po ashtu  me urdhër të  Prokurorit të Shtetit, është dërguar  në qendrën të ndalimit.

Aktualisht zyrtarët policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë që ndaj personave të dyshuar,  janë hapur dy raste, tentim vrasje dhe grabitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat