Arrestohen dy serbë të dyshuar për nxitje të urrejtjes

Kronikë e zezë

Arrestohen dy serbë të dyshuar për nxitje të urrejtjes

Më: 18 maj 2017 Në ora: 14:22
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të nacionalitetit serb, pasi dyshohet të kenë shkruar grafite në shkollën fillore dhe të mesme “Pandeli Sotiri” në fshatin Plemetin të Obiliqit mes datës 19 dhe 20 prill të këtij viti.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe faktin se grafitet e shfaqura në përmbajtje nxisin ose përhapin publikisht urrejtje, përçarje ose mos durim, midis grupeve kombëtare, policia menjëherë dhe me përkushtim të madh ka filluar hetimin specifik lidhur me rrethanat dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me këtë rast janë arrestuar F. Stoliq, 17 vjeç, serb, shtetas i Republikës së Kosovës dhe  J. Jakovleviq 20 vjeç, serb, po ashtu shtetas i Republikës së Kosovës.

Nga të dyshuarit është sekuestruar edhe një sprej që dyshohet të jetë përdorur për shkrimin e grafiteve.

Përkitazi me rastin është konsultuar Prokurori i shtetit  dhe me rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti penal nën dyshimin për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik,  konform Nenit 147, të KPRK-së.

Pas përfundimit të  veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale të dyshuarit janë lënë të lirë në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat