Granatë dore në veri të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Granatë dore në veri të Mitrovicës

Më: 19 maj 2017 Në ora: 10:20
Veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në rrugën “Serdar Janko” në Mitrovicë, një person ka hasur në mjet të dyshimtë shpërthyes.

“ Ankuesi mashkull K-Serb në oborrin e shtëpisë së tije ka hasur në një mjet të dyshuar të pa shpërthyer. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes ndërsa  Njësiti për deminim i KFOR-it ka bërë  tërheqjen e mjetit  të  dyshuar –granat dore e llojit të pa identifikuar në mënyrë të sigurt”, thuhet në raport të policisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat