Aksident në Podujevë, veturat hyjnë në supermarket

Kronikë e zezë

Aksident në Podujevë, veturat hyjnë në supermarket

Më: 19 maj 2017 Në ora: 15:57
Pamje nga aksidenti në Podujevë

Një aksident trafiku ka ndodhur në Podujevë, ku janë përfshirë dy vetura. Veturat janë aksidentuar në udhëkryqin “28 Nëntori-Xhemajl Mustafa” në Podujevë ndërsa janë përplasur edhe për një supermarket në afërsi.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë në Podujevë, Antigona Çitaku ku sipas saj në këtë aksident janë të lënduar dy persona, që kanë qenë në veturat e aksidentuara.

Çitaku tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa sipas saj fatmirësisht askush nuk është lënduar në pjesën e supermarketit.

Sipas zëdhënëses së Policisë janë dëmtuar vetëm pjesa ku kanë qenë të ekspozuar pemët dhe perimet.

Image
Pamje nga aksidenti në Podujevë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat