Aksident me pasoja fatale, vdes njëri prej të aksidentuarëve - Bota Sot
Aksident me pasoja fatale, vdes njëri prej të aksidentuarëve

Kronikë e zezë

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Aksident me pasoja fatale, vdes njëri prej të aksidentuarëve

Më: 20 maj 2017 Në ora: 06:12
Ilustrim

Policia e rajonit të Pogradecit ka lajmëruar sonte në orët e mbrëmjes se ka ndodhur një aksident me pasoja fatale në këtë rajon

Si pasojë ka vdekur njëri prej të aksidentuarëve.

Në një komunikatë të Policisë shqiptare thuhet se më datë 19 maj 2017, se në afërsi të fshatit Slabinjë, ka dalë nga rruga mjeti kamion tip "Benz" me targa AA362KK, me drejtues shtetasin E.M, 24 vjeç, banues në fshatin Rëmenj-Pogradec.

“Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi i lartpërmendur, si edhe është plagosur pasagjeri i këtij mjeti shtetasi E.Z, 20 vjeç, banues në Pogradec, i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Pogradecit, do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare. Sipas policisë, grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test