Zbulohet ‘shtëpia publike’ në Sarandë, 4 persona kapen duke bërë orgji

Kronikë e zezë

Zbulohet ‘shtëpia publike’ në Sarandë, 4 persona kapen duke bërë orgji

Më: 20 maj 2017 Në ora: 10:33
Ilustrim

Goditet një rast i ushtrimit të prostitucionit në Sarandë.

Efektivët e policisë kanë finalizuar dje operacionin e koduar "LADIES", ku arrestuan në flagrancë 4 persona.

B.M., 27 vjeç, banues në Tiranë.

G.B., 32 vjeç, banues në Tiranë.

A.I., 37 vjeçe, banuese në Sarandë (ushtronte prostitucion).

D.B., 25 vjeçe, banuese në Berat (ushtronte prostitucion).

Seksioni për trafiqet dhe narkotikët, në kuadër të një hetimi prej disa muajsh nëpërmjet metodave speciale, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni, si rezultat i të cilit:

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 15:20, në lagjen nr.1 në Sarandë, janë kapur në flagrancë nga policia 4 personat, duke ushtruar prostitucion në një banesë të përshtatur posaçërisht për kryerjen e kësaj veprimtarie, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

Nga hetimet e kryera, dy femrat dyshohet se e ushtronin veprën penale të prostitucionit kundrejt pagesës 3.000 lekë të rinj.

Vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Ushtrimi i Prostitucionit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat