Kapet pronari i kësaj makine që e braktisi me 7 thasë kanabis brenda

Kronikë e zezë

Kapet pronari i kësaj makine që e braktisi me 7 thasë kanabis brenda

Më: 20 maj 2017 Në ora: 11:44
Droga e kapur nga Policia

Policia e Shkodrës ka arritur të kapë pas dy muajsh, pronarin e shpallur në kërkim tësaj makine të mbushur me kanabis, të cilën ai e kishte braktisur në aksin rrugor Hot tamarë kur kishte parë përpara, Policinë. I ndaluari është F.H. 25 vjeç, banor i fshatit Lepushë, Malësi e Madhe.

Policia e Shkodrës njoftoi se në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative e përfundoi sot me sukses, operacionin e koduar "Forest 2", duke ndaluar të shpallurin në kërkim F. H., 25 vjeç, banues në fshatin Lepushë, Malësi e Madhe.

Për këtë shtetas, Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë me vendim Nr.243 , datë 08.05.2017 ka urdhëruar ndalimin, si autor i dyshuar për veprën penale të “Trafikim të Narkotikëve” në aksin rrugor Hot – Tamarë, në fshatin Rapsh, shtetasi i lartpërmendur sapo ka parë punonjësit e policisë, ka ndaluar automjetin dhe e ka braktisur atë në rrugë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga patrulla e policisë në automjetin tip Benz, në bagazhin e tij u gjenden: 7 thasë, në total me një sasi prej 76.2 kg lëndë marihuanë.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikim të lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283 a/1 i Kodit Penal.

Image
Droga e kapur nga Policia
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat