Tetë të arrestuar për posedim droge

Kronikë e zezë

Tetë të arrestuar për posedim droge

Më: 20 maj 2017 Në ora: 12:28
Ilustrim

Policia e Kosovës pas hetimeve intensive ka arrestuar 8 persona, gjashtë prej tyre shtetas të Kosovës dhe dy shtetas nga Shqipëria, pasi gjatë kontrollit policor në pesë lokacione të ndara kanë gjetur dhe konfiskuar 11.6 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Sefedin Xërxa” në Rahovec, raporton të shtunën Policia e Kosovës.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar 1 pistoletë 5 vetura, 6 telefona celularë, si dhe disa dëshmi tjera relevante për rastin.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat