Një 12 vjeçare nga Podujeva dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Kronikë e zezë

Një 12 vjeçare nga Podujeva dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Më: 21 maj 2017 Në ora: 08:13
ilustrim

Mbrëmë rreth orës 19:08 minuta në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë një vajzë 12 vjeçare dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Rastin e ka konfirmuar zyrtarja për informim në stacionin policor në Podujevë Antigona Çitaku e cila tha policia ka pranuar një informatë rreth orës 19:08 minuta se në emergjencën në Podujevë është një vajzë 12 vjecare që është pa shenja jete.

“Po dyshohet se rreth orës 19:08 minuta  policia e ka marrë informatën që në emergjencë është një vajzë 12 vjecare që është pa shenja jete. Dyshohet se ka kryer vetëvrasje, megjithatë rastin është duke e trajtuar policia e Kosovë. Prokurori ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin. Në rrugën Ilir Konushevci në Podujevë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat