Grabitet shtëpia e biznesmenit, i vidhen miliona para

Kronikë e zezë

Grabitet shtëpia e biznesmenit, i vidhen miliona para

Më: 21 maj 2017 Në ora: 08:49
Ilustrim

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, ndërsa mësohet se dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Personat mësohet se akuzohen për grabitje dhe mashtrim. Aleksandër Sadiku, 25 vjeç, banues në fshatin Rabie, Tepelenë është arrestuar pasi akuzohet për "vjedhje".

Ndërsa vlonjate Kleanth Bërdalli, 25 vjeç është arrestuar për ‘mashtrim’.

I arrestuar është edhe një 15-vjeçar me inicialet S. K., banues në lagjen “8 Shkurti” Fier.

Adoleshenti akuzohet se bashkë me 2 persona të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim, kanë vjedhur shumën prej 40 milion lekësh banesën e 48-vjeçarit me inicialet D. L., banues në lagjen "8 Shkurti" Fier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat