Dy shokët shkuan të bënin dru në pyll, aksidentohet për vdekje 24-vjeçari

Kronikë e zezë

Dy shokët shkuan të bënin dru në pyll, aksidentohet për vdekje 24-vjeçari

Më: 21 maj 2017 Në ora: 08:52
Ilustrim

Një e vdekur dhe një tjetër i plagosur në Slabinjë të Pogradecit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në një rrugë që lidh fshatin Slabinjë me Proptishtin, fshatra malorë të krahinës së Mokrës. Sipas policinë, një mjet kampion tip “Benz”, me targa AA 362 KK, i ngarkuar me lëndë drusore ka dalë nga rruga për rrjedhojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit.

Mësohet se viktimë ka mbetur 24-vjeçari Endri Mahmutllari nga fshati Remenj dhe ka mbetur i plagosur rëndë një 20-vjeçar që udhëtonte bashkë me 24-vjeçarin. Ekspertët e policisë rrugore thanë se një nga arsyet e daljes së mjetit nga rruga mund të jetë bërë ngarkesa e madhe si dhe shpejtësia në atë rrugë rurale jashtë të gjitha standardeve për ecje normale të mjeteve.

Shkaqet

Një tjetër mundësi për policinë është dhe përgjumja e drejtuesit të mjetit në momentin e daljes së mjetit nga rruga duke rënë poshtë, jo më pak se 5 metër që ka sjell dhe vdekjen e 24-vjeçarit që ka mbetur poshtë kabinës së kamionit.

Duhet thënë se ky nuk është aksidenti i parë të mjeteve të tonazheve të rënda që bëjnë transportin e lëndës drusore nga zonat e thella të Mokrës, kryesisht nga fshatrat Bishnicë e Slabinjë. Zyrtarë të njësive administrative Velçan e Proptisht thanë se herë pas here kanë denoncuar rastet e kontrabandës së lëndës drusore në këtë zonë, por për fatin e keq për natë kamionët kryejnë transportin e lëndës drusore.

Punë të cilën pranojnë dhe burime jo zyrtare të policisë lokale, të cilët thanë se kanë qenë duke bërë mëngjesin e së shtunës edhe dy të rinjtë nga fshati Remenjë. Njëri prej të cilëve ka gjetur vdekjen dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë. Mjete që gjithnjë sipas policisë rrugore kalojnë rrugë e pa rrugë nëpër pyje, ndaj dhe për këtë të gjithë këto akse rrugore të hapura nga ata që merren me kontrabandën e druve janë tejet të rrezikshme për jetën e drejtuesve të mjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat