Dy persona lëndohen në dy aksidente në Shkup

Kronikë e zezë

Dy persona lëndohen në dy aksidente në Shkup

Më: 21 maj 2017 Në ora: 16:31
Pamje nga aksidenti

Dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore në dy aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup.

Në aksidentin e parë të trafikut që ka ndodhur në rrugën "Vasill Gjorgov" është lënduar shoferi 33-vjeçar i motoçikletës, ndërsa në aksidentin e dytë në udhëkryqin nga rruga "Vlladimir Pozhellanovski" dhe rr."Adolf Coborovski" është lënduar një bashkudhëtare 25-vjeçare nga Shkup.

Aksidenti i parë ka ndodhur midis automjetit të udhëtarëve "audi" me targa të Shkupit dhe motoçikletës të drejtuar nga 33-vjeçari A.Z. nga Shkupi, ndërsa në rastin e dytë shoferi 24-vjeçar i automobilit "BMW" me targa të Ohrit ka humbur kontroll dhe ka goditur në dru.

Dy të lënduarit janë mbajtur për mjekim, ndërsa nga ana e ekipeve policore është kryer ekspertizë në vendin e aksidenteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat