Tragjike në Itali, shqiptari vdes në aksident...'parandjenja' e familjarëve

Kronikë e zezë

Tragjike në Itali, shqiptari vdes në aksident...'parandjenja' e familjarëve

Më: 22 maj 2017 Në ora: 11:11
Pamje nga aksidenti

Një shqiptar humbi tragjikisht jetën në një aksident rrugor në Itali, teksa ishte duke u kthyer nga puna për në shtëpinë e tij.

Makina “Opel Zafira”  që drejtonte 37-vjeçari nga Durrësit Xhevahir Hoxha, u përplas kokë më kokë me një tjetër automjet tip “Volvo XC90”, SUV, që ishte duke tërhequr një rimorkio. Aksidenti fatal ndodhi të dielën pasdite në Nuvolera, rrugë në provincë të Brescias, ndërsa shqiptari ishte prej kohësh rezident në Botticino të Italisë. Xhevahir Hoxha punonte si murator dhe më 12 qershor mbushte 38 vjeç.

Ndërkohë në automjetin që u përplas kokë më kokë me makinën e drejtuar nga shqiptari, udhëtonte një familje gjermane që ishin nisur për pushime, burri, gruaja dhe dy fëmijët e moshës 1 dhe 4 vjeç, të cilët fatmirësisht shpëtuan. 

Gjatë kohës që forcat zjarrfikëse dhe policia po nxirrnin nga makina trupin e pajetë të shqiptarit, mediat italiane shkruajnë se telefoni i tij celular, nuk pushonte së rëni...Ndoshta të afërmit e tij të shqetësuar kërkonin të dinin pse shqiptari nuk ishte kthyer në shtëpi...Por vetëm pak çaste më vonë ata morën nga policia lajmin tragjik për humbjen e tij.

Image
Pamje nga aksidenti
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat