Në kërkim për ngacmim seksual, arrestohet i riu

Kronikë e zezë

Në kërkim për ngacmim seksual, arrestohet i riu

Më: 22 maj 2017 Në ora: 15:34
Ilustrim

Një i riu i shpallur në kërkim, është arrestuar nga efektivët e policisë në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, një ditë më parë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë Armand Novaku, 21 vjeç, banues në fshatin Symiz të Maliqit (Korçë).

Ai është kthyer deportiv nga pala Greke dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Korçë, me vendimin e dhënë më datë 21.10.2014, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprat penale: “Ngacmimi seksual” dhe "Dënimi me burgim për të miturit", shtojnë të njëjtat burime.

Në kohën kur ka konsumuar veprën penale, i riu ka qenë i mitur, nën 18 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat