Vlonjatit i presin rrugën tre persona...përfundon duke denoncuar në polici!

Kronikë e zezë

Vlonjatit i presin rrugën tre persona...përfundon duke denoncuar në polici!

Më: 22 maj 2017 Në ora: 15:36
Policia e Vlores

Një 63-vjeçar ka rënë pre e grabitësve e mënjëherë ka shkuar në polici për të bërë denoncimin, Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme në lagjen “10 korriku” në Vlorë.

A.S ka deklaruar në polici, se teksa ishte duke ecur në rrugën kryesore, i kanë dalë para 3 persona të cilët nën ushtrimin e forcës i kanë marrë 25.000 lekë të rinj, 300 euro, 3 aparatë celularë dhe më pas janë larguar me shpejtësi me një automjet Benz.

Nga veprimet e shpejta hetimore, policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej bashkëpunëtorëve, personin me inicialet G.Gj. Ndërsa për arsye hetimore policia thotë se nuk mund të bëjë publike gjeneralitetet e plota.

Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat