Arrestohet Basha dhe procedohet penalisht 53-vjeçari

Kronikë e zezë

Arrestohet Basha dhe procedohet penalisht 53-vjeçari

Më: 23 maj 2017 Në ora: 09:24
Ilustrim

Policia e Shtetit vijon zbatimin e planit të masave për goditjen e rasteve të kultivimit të fidanëve dhe bimëve narkotike.

Ditën e djeshme, policia e Krujës mësohet se pas kontrolleve të në sera dhe çdo vendi të mundshëm, me qëllim parandalimin e kultivimit të fidanëve dhe bimëve narkotike,  në fshatin Mafsheq,  Krujë në vendin e quajtur ”Shqezë”,  pranë banesës së Xh.Basha , u konstatuan dhe asgjësuan me anë të djegies 159 fidanë Cannabis Sattiva.

Në pranga ka rënë 59-vjeçari Xhafer Basha, ndërsa policia ka proceduar penalisht kryeplakun e këtij fshati G.F. me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale:

"Kultivim I bimëve narkotike" në ngarkim të Xhafer Basha, dhe "Shpërdorimi I detyrës" në ngarkim  të G.F.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat