Tragjike, mbytet një 17-vjeçar në ‘Gjirin e Lalëzit’

Kronikë e zezë

Tragjike, mbytet një 17-vjeçar në ‘Gjirin e Lalëzit’

Më: 23 maj 2017 Në ora: 09:25
Ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Durrës, ku një i ri është mbytur në det.

Siç bën me dije policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45, tek ”Gjiri i Lalëzit”, ku 17-vjeçari me iniciale I.T aksidentalisht është mbytur në det.

Policia thotë se nga këqyrja  e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.

Në lidhje me këtë ngjarje, blutë e Durrësit bëjnë me dije se materialet ia kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ngjarje aksidentale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat