Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin

Kronikë e zezë

Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin

Më: 23 maj 2017 Në ora: 11:10
Ilustrim

Një moshuar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në në Balldre.

Policia bën me dije se pasi janë njoftuar në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se mjeti Benz drejtuar nga M.D. banues në Lezhë ka aksidentuar këmbësor  N.Gj. 78 vjeç, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë , ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme .

Po ashtu, policia e Lezhës bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat