Tragjike, mbytet një 17-vjeçar në ‘Gjirin e Lalëzit’

Kronikë e zezë

Tragjike, mbytet një 17-vjeçar në ‘Gjirin e Lalëzit’

Më: 23 maj 2017 Në ora: 11:12
Ilustrim

Është regjistruar viktima e parë e këtij sezoni në plazhet e gjirit të Durrësit.

Idriz Thanishta, 17 vjeç nga fshati Karpen i Maminasit është mbytur teksa lahej në det pasditen e së hënës.

Së bashku me një grup shokësh, Thanishta, nxënës i vitit të dytë të shkollës së mesme të Maminasit, kishte shkuar pas mbarimit të mësimit në plazhin e Shën Pjetrit, në Gjirin e Lalzit.

Por ajo që mund të kishte qenë një ditë e bukur mes shokësh është kthyer në tragjedi.

Në kushtet e një deti të trazuar, viktima dhe 2-3 shokë të tij kanë vendosur të sfidojnë dallgët, kurse të tjerë kanë qëndruar duke luajtur në breg, shkruan Top Channel.

Nga hetimet e para rezulton se 17-vjeçari është shkëputur duke shkuar drejt thellësisë dhe vetëm 15-20 minuta më pas është nxjerrë në breg i pajetë.

Policia e Durrësit bëri të ditur paraprakisht se mbytja e 17-vjeçarit ka qenë aksidentale, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkakun zyrtar të vdekjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat