I del përpara për të ndalur furgonin, shoferi bie në humnerë bashkë me të

Kronikë e zezë

I del përpara për të ndalur furgonin, shoferi bie në humnerë bashkë me të

Më: 23 maj 2017 Në ora: 11:16
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në Zallbastër, në Tiranë.

Policia e Tiranës bën me dijet se S. F drejtuesi i një furgoni, ka parkuar mjetin në anë të rrugës por pa e siguruar në kushtet e parkimit, e për pasojë mjeti ka filluar lëvizjen e lirë.

Drejtuesi i mjetit ka tentuar të frenojë mjetin por si pasojë e shpejtësisë së fituar mjeti ka rënë nga një lartësi rreth 10 metra duke e marrë me vete drejtuesin e saj.

Si pasojë e plagëve të marrë ka gjetur vdekjen.

Policia e Tiranës bën me dije se grupi hetimor edhe ekspertët autoteknik po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat