Arrestohen Stojanka Ristiq dhe Sami Emini, të cilët ndihmuan të dyshuarin Goran Petroviq t’iu shmanget drejtësisë

Kronikë e zezë

Arrestohen Stojanka Ristiq dhe Sami Emini, të cilët ndihmuan të dyshuarin Goran Petroviq t’iu shmanget drejtësisë

Nga: Aziz Zuka Më: 23 maj 2017 Në ora: 15:45
Policia

Më 22 Maj 2017, Policia e Kosovës, bazuar në Informata përmes rrugëve operative, me urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata Themelore-Gjilan, është kontrolluar prona (shtëpia) e Stojanka Ristic (1951), me banim të përhershëm në fshatin Mogillë, komuna Kllokot.

Sipas policisë, ekzistonte dyshimi i bazuar se e njëjta, se bashku me të dashurin e saj Sami Emini (1954), nga fshatit Mogillë, për një kohë e kanë ndihmuar dhe strehuar të dyshuarin Goran Petroviq (1993), banues në fshatin Pasjan të Parteshit, duke e strehuar në vende të fshehta, për ta shmangur arrestimin e tij.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se gjatë kontrollit është arritur që të gjendet vetëm dokumentacioni i të dyshuarit, por jo edhe ai vetë pasi që gjatë natës, i njëjti nga të dyshuarit e lartë cekur ishte ndihmuar që t’i shmanget arrestit duke e fshehur, dyshohet në fshatin Pasjan.

“Dy të dyshuarit e lartcekur kanë qenë në njohuri të plotë duke ditur për te gjitha të bëmat dhe veprimet kriminale të të dyshuarit Goran Petroviq (grabitjet, vrasjet dhe rastet tjera, kriminale) dhe me vetëdije të plotë e kanë ndihmuar të njëjtin për të ju shmangur drejtësisë.

Policia e Kosovës është në kërkim të të dyshuarit të kërkuar për shumë vepra të rënda penale edhe deri në “Vrasje të dyfishtë”, që dyshohet se ai është autor. Të gjithë personat kushdo qofshin që në çfarëdo mënyre e ndihmojnë personin e shumë kërkuar do të përgjigjen për “Dhënie e ndihmës pas kryerjes se veprës penale””, ka thënë zëdhënësi Hashani. Ai tha se lidhur me të gjitha veprimet e ndërmarra është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili për dy të dyshuarit Sami Emini dhe Stojanka Ristiç ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë.

Hetimet e lidhur me ngjarjen në fjalë do të vazhdojnë gjatë orëve dhe ditëve në vijim deri në arrestimin e të dyshuarit Goran Petroviq. Rasti është duke u hetuar nga policia e Kosovës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat