Mbytet një person në kanalin e ujit

Kronikë e zezë

Mbytet një person në kanalin e ujit

Më: 24 maj 2017 Në ora: 19:11
Ilustrim

Një 57-vjeçar me iniciale K.Q është mbytur në një kanal me ujë në fshatin Novoselë.

Policia thotë se u njoftua nga banorë të zonës dhe pasi shkoi në vendngjarje gjeti të mbytur në kanal 57-vjeçarin.

Paraprakisht dyshohet se mbytja mund t'i jetë shkaktuar për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat