Skenë e tmerrshme pas ekzekutimit në Vlorë, familjarët çajnë kordonin e policisë, ulërima dhe lot

Kronikë e zezë

Skenë e tmerrshme pas ekzekutimit në Vlorë, familjarët çajnë kordonin e policisë, ulërima dhe lot

Më: 24 maj 2017 Në ora: 20:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) -  Një atentat me armë zjarri është kryer pasditen e kësaj të mërkure në Sheshin e Flamurit, në Vlorë, ku dy persona kanë mbetur të vrarë.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se njëri nga viktimat është drejtori i degës lokale të OSHEE-së, Roland Saliu, i cili ka mbetur i vdekur në vend.  

Ndërkohë, personi tjetër rezulton shtetasi Everest Hyseni, pronar i një televizioni lokal, i cili ka ndërruar jetë pak momente më vonë në spital. 

Nga burimet mësohet se Saliu dhe Hyseni ndodheshin të ulur në një lokal, kur papritur janë përshkuar nga breshëria e plumbave, rreth orës 19:40. 

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

****

Një funksionar i një institucioni të rëndësishëm të qytetit të Vlorës, kreu i OSHEE Roland Saliu ka mbetur i vrarë në një atentat mafioz të mërkurën e sotme në një lokal në Sheshin e Flamurit.

Familjarët e tij ishin të vetmit që thyen perimetrin e sigurisë së vendosur nga Policia, që menjëherë pasi kane mesuar lajmin e kobshëm, janë drejtuar për ta shpëtuar atë, por autoret duket se ishin siguruar qe plumbat mos ta linin gjallë.

Sipas deshmitareve, ne vendin e ngjarjes ka pasur nje situate shume te renduar.

Familjaret e viktimes kanë shprehur një revoltë shumë të madhe, tejet të tensionuar, kanë bërtitur e ulëritur duke thirrur emrat e autorëve, kanë kërkuar identitetin e autorëve dhe te zbardhet ngjarja.

Saliu ishte ulur në tavolinën e fundit jashtë lokalit, kur plumbat dale nga nje kallashnikov e kane prekur ne organet jetesore, duke e lene te vdekur ne vend.

Atentat me armë në Vlorë, drejtori i OSHEE ekzekutohet tek “sheshi i Flamurit”

Vrasje me armë në Vlorë. Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur pak minuta më parë ne zonen e sheshit te Flamurit ne Vlore.

Dyshohet se viktima është drejtori i OSHEE në Vlorë ndërsa i plagosuri kamarier në njeë lokal pranë vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Pak para njoftimit të policisë në lidhje me ngjarjën, është raportuar se në qendër të qytetit të Vlorës në Sheshin e Flamurit janë dëgjuar të shtëna me armë dhe për pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat