Gjendet një mjet i djegur, dyshohet se ka lidhje me vrasjen në Vlorë

Kronikë e zezë

Gjendet një mjet i djegur, dyshohet se ka lidhje me vrasjen në Vlorë

Më: 24 maj 2017 Në ora: 22:16
Vrasja në Vlorë

Një orë pas vrasje së dyfishtë në Vlorë, policia bën me dije se në afërsi të Panajasë, pranë mbikalimit, është konstauar një mjet tip “BMV” me targë AA 348 PC, i cili kishte marrë flakë.

Për shkak të ndërhyrjes së zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve të zjarrit dhe për pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht.

Dyshohet se mund të ketë lidhje me vrasjen. Blutë po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Vrasja në Vlorë u regjistrua rreth orës 19:40 të mbrëmjes në një lokal në afërsi të sheshit “Flamuri”.

Drejtori i OSHEE, Roland Saliu dhe pronari i hotel Vlorës dhe televizionit “Vlora Channel”, Erven Hyseni u qëlluan me automatik ndërsa ndodheshin në tavolinë.

Nga të shtënat, Saliu mbeti i vdekur në vend, ndërsa Hyseni ndërroi jetë në spital. Dyshohet se objektiv i atentatit të ketë qenë pikërisht ky i fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat