Durrës, gjenden 7 pako me drogë në det

Kronikë e zezë

Durrës, gjenden 7 pako me drogë në det

Më: 25 maj 2017 Në ora: 10:57
Droga

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia Kufitare dhe Guardia Di Finanza Italiane, përballë zonës së Kallmit, në një distancë rreth 5 milje nga bregu i detit, ditën e djeshme në det janë konstatuar dhe sekuestruar 7 pako lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë kryer veprimet e mëtejshme procedurale dhe peshimin e lëndës, ku në përfundim rezultoi se pesha e përgjithshme e lëndës narkotike ishte 64.5 kg e futur në 7 pako.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së lëndës,  identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Trafikimi i lëndëve narkotike".

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat