Arrestohen pesë të dyshuar për prostitucion

Kronikë e zezë

Arrestohen pesë të dyshuar për prostitucion

Më: 25 maj 2017 Në ora: 14:07
Ilustrim

Policia e Kosovës, ka arrestuar pesë persona si të dyshuar se kanë mundësuar dhe ushtruar prostitucion.

Hetimi është udhëhequr nga Prokuroria Themelore, Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë. Gjatë hetimit është zbatuar urdhëresa e gjykatës për masa të fshehta të hetimit dhe zbulimit.

 Me aktvendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë tre të dyshuarit:

 B. K.(1962), M. K.(1994 ) dhe A. R. (1995). Ndërsa të dyshuarat A.B(1989) dhe N.H(1999)   janë liruar në procedurë të rregullt:

Gjatë realizimit të këtij plani janë gjetur dhe janë konfiskuar prova relevante për rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat