Sekuestrohen 65 kg kanabis në Durrës

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 65 kg kanabis në Durrës

Më: 25 maj 2017 Në ora: 18:12
Ilustrim

Forcat e policisë në Durrës, në një aksion të orëve të fundit kanë sekuestruar një sasi lënde narkotike.

Burime policore lokale bëjnë me dije se, bëhet fjalë për 65 kilogramë drogë të llojit kanabis sativa.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me kolegët italianë të Guardia di Finanza. Lënda narkotike është gjetur e paketuar në thasë, që po transportoheshin me një furgon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat