Kapet shqiptari i arratisur nga burgu në Greqi, i dënuar me burgim të përjetshëm

Kronikë e zezë

Kapet shqiptari i arratisur nga burgu në Greqi, i dënuar me burgim të përjetshëm

Më: 25 maj 2017 Në ora: 20:16
Policia greke

Një 59-vjeçar shqiptar, i cili ishte arratisur nga burgu “Kasandra” afër Selanikut mëngjesin e së hënës, është arrestuar vetëm disa orë më pas.

Ai synonte të kalonte kufirin për në vendlindje duke e bërë rrugën në këmbë përmes një zone të pyllëzuar, raportojnë sot mediat greke pa bërë të ditur identitetin e shqiptarit.

Autoritetet u lajmëruan dhe u mobilizuar për lokalizimin e tij, pasi shqiptari i arratisur konsiderohet mjaft i rrezikshëm. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për importim, posedim dhe transportim lëndësh narkotike, shkruan “Protothema”.

Hetimet ishin të suksesshme dhe i arratisuri u identifikua në anën greke të Kapshticës, të quajtur Kristallopigi.

59-vjeçari u arrestua mbrëmjen e së njëjës ditë. Prokurori i Florinës urdhëroi riburgimin e të arratisurit po në të njëjtin burg nga ku ky i fundit ishte arratisur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat