Arrestohet për vrasje në tentativë

Kronikë e zezë

Arrestohet për vrasje në tentativë

Më: 26 maj 2017 Në ora: 12:11
Ilustrim

Policia e Kosovës ka realizuar urdhëresën e gjykatës, duke arrestuar të dyshuarin SH.P, 34 vjeçar për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Sipas Policisë, pas pranimit të informacioneve nga Njësiti  i personave të arratisur (FAST), njësia e hetimeve së bashku me njësitet patrulluese, kanë arritur ta lokalizojnë të dyshuarin të cilin e kanë ndaluar dhe njoftuar mbi arsyen e ndalimit, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në ndalim policor.

I njëjti do të shoqërohet para Gjykatës kompetente, për veprën penale  “vrasje në tentativë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat