Dosja në gjyq - Vrau hasmin pas dasmës, historia e gjakmarrjes që përsëritet pas 19 vitesh në Kukës

Kronikë e zezë

Dosja në gjyq - Vrau hasmin pas dasmës, historia e gjakmarrjes që përsëritet pas 19 vitesh në Kukës

Më: 26 maj 2017 Në ora: 20:10
Autori (majtas) dhe viktima (djathtas)

Një vrasje e kryer 19 vite më parë në zonën e Kukësit, i ka hapur plagët sërish, ku djali ka marrë hak për babanë e tij, të vrarë në 1997 nga Behram Isa, babai i viktimës Miraim Isa.

Krimi i rëndë ka ndodhur në një fshat të Kukësit. Në atë kohë, djali i mbetur jetim ishte 5 vjeç, i cili rritej bashkë me rrëfimin e familjarëve të tij se si iu vra i ati në oborrin e shtëpisë. Në të vërtetë, vrasësi u kap nga Policia dhe u dënua me 13 vjet heqje lirie. Ai para disa vitesh doli nga burgu dhe më pas vdiq në shtëpi, por duket se kjo nuk e ka zgjidhur situatën e rënduar mes dy familjeve.

Të dy të rinjtë ishin në një dasmë në një fshat në Kukës, dhe teksa po ktheheshin nga dasma ata janë ulur me shoqërinë e tyre në ambientet e një lokali. Por pikërisht në këtë çast, djali i viktimës së mbetur në 1997, shtetasi 24 vjeçar Ismail Alidini, ka sulmuar dhe qëlluar disa herë me thikë shtetasin Miraim Isa, duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja ka ndodhur në korrik 2016.

Megjithëse ai është larguar me shpejtësi policia e Kukësit ka mundur ta lokalizojë dhe arrestojë autorin e krimit të rëndë, duke e akuzuar për akuzat “Vrasje për gjakmarrje", "Prodhimit mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje te armeve te ftohta".

Tashmë dosja penale në ngarkim të Ismail Alidinit është dërguar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, dhe se pritet që shumë shpejt të fillojë gjykimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat