Elbasan, plagoset me thikë një 39-vjeçar

Kronikë e zezë

Elbasan, plagoset me thikë një 39-vjeçar

Më: 26 maj 2017 Në ora: 23:52
Ilustrim

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një personi, në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, ku 38 vjeçari E.GJ. ka qëlluar me thikë shtetasin R.P., duke e lënë të plagosur.

Aktualisht, 39 vjeçari i plagosur është dërguar drejt Tiranës, për një ndihmë mjekësore më të specializuar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit të plagosjes. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave që prodhuan konfliktin mes dy shtetasve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat