Kapet drogë në Durrës, dy persona në pranga

Kronikë e zezë

Kapet drogë në Durrës, dy persona në pranga

Më: 27 maj 2017 Në ora: 08:39
Droga e kapur nga Policia shqiptare

Një sasi droge është sekuestruar në Durrës dhe në pranga janë vendosur dy persona.  urime nga policia lokale thonë se janë kapur 28 kilogramë kanabis sativa në një makinë.

Në pranga janë vënë, Lulzim Loti, 32 vjeç dhe Kujtim Qazimi, 47 vjeç. Rreth orës 19:30, në fshatin Kullë, Durrës, në vendin e quajtur "Kthesa e Ariut", gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin motorik me drejtues shtetasin Kujtim Qazimi dhe pasagjer Llotin u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 18 pako të futura në 4 thasë me ngjyrë të bardhë, me peshë rreth 28 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa.

Më cilësinë e provave materiale u sekuestruan gjithashtu: mjeti motorik dhe 3 telefona celularë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat