Kapet hajduti i pasqyrave të makinave

Kronikë e zezë

Kapet hajduti i pasqyrave të makinave

Më: 27 maj 2017 Në ora: 08:40
Ilustrim

Vidhte pasqyrat e mjeteve gjatë natës, policia zbardh ngjarjen dhe ndalon autorin e dyshuar.

Gjatë aksionit policor “Pasqyrat”, specialistët e Krimeve në Komisariatin e Lushnjes në bashkëpunim me Prokurorinë arrestuan Enea Korreshi, 23 vjeç, banues në lagjen "Skënder Libohova" Lushnje.

Më datën 26.05.2017, gjatë natës, në qytetin e Lushnjes, në lagjet "Xhevdet Neprevishta", "Skënder Libohova" dhe "Loni Dhamo", ka vjedhur pasqyrat dhe shiritat anësorë të 7 automjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat