Nuk deklaruan floririn në doganë, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Nuk deklaruan floririn në doganë, arrestohen dy persona

Më: 27 maj 2017 Në ora: 12:21
Gjësendet e kapura nga policia

Policia kufitare e Durrësit ka ndaluar në port dy shtetas, të cilët nuk kanë deklaruar në kufi sende me vlerë të konsiderueshme parash, si ora dhe bizhuteri të markave të ndryshme.

Ndalimi i shtetasve F.D 34 vjeç me banim në Palermo dhe P.C 39 vjeç me banim në Bisceglie, është bërë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në pikën doganore të portit të Durrësit, ka rezultuar se ata nuk kanë deklaruar sendet me vlerë, duke tentuar ti kalojnë pa i zhdoganuar.

Menjëherë pas ndalimit të tyre,  Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës filluan proçedimin penal në ngarkim të dy shtetasve, si dhe sekuestruan sendet me vlerë që ata kishin me vete.

Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës për  veprime të mëtejshme për veprën penale"Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat