Oficerja e policisë e akuzoi për përndjekje, por i riu nga Berati e mohon: Si më kërcënojnë

Kronikë e zezë

Oficerja e policisë e akuzoi për përndjekje, por i riu nga Berati e mohon: Si më kërcënojnë

Më: 27 maj 2017 Në ora: 13:34
Ilustrim

Vuajtjet dhe përndjekjet nuk kanë fund për Gëzim Hatijan, djalin nga Berati, i cili pasi iu hoq liria për pesë muaj e gjysmë si pasojë e akuzave të rreme sipas tij për përndjekje, ndaj shtetases Laureta Çela, e cila veç të tjerash është edhe punonjëse e policisë në Berat.

Sikur të mos mjaftonte kurthi në të cilën e futi oficerja e policisë Laureta Çela, 40-vjeçari nga Berati tashmë vijon të përballet edhe me kërcënimet e rastit, por edhe me refuzimin e dhënies së huasë prej 2000 euro. Këtë shumë, Hatija e ka fituar edhe me anë të një vendimi gjyqësor.

Kërcënimet sipas 40-vjeçarit janë të vazhdueshme dhe vijnë duke përdorur postin si oficere e policisë. Ai thotë se këto mesazhe shkojnë deri në kërcënimin e jetës për Hatijan.

I ndodhur në një situatë aspak të lehtë, si pasojë e kërcënimeve dhe presioneve të vazhdueshme, Hatija tregon se i ka bërë kërkesë edhe ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kur ky ishte në detyë.

Hatija i ka kërkuar ministrit në atë kohë, që të ndërhyjë për këtë situatë të krijuar, ndërsa apeli i tij shkon edhe tek SHÇBA, që të marrin një masë ndaj kësaj oficereje policie. Ai thotë se ajo po shkel detyrën me të dyja këmbët, duke kaluar në kërcënime ndaj personit, deri në kërcënimin me jetë drejtuar 40-vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat