Kapet drogë e madhe në Tiranë, dy të arrestuar

Kronikë e zezë

Kapet drogë e madhe në Tiranë, dy të arrestuar

Më: 27 maj 2017 Në ora: 15:27
Droga e kapur nga policia

Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar në Tiranë. Aksioni është bërë në zonën e ish-fushës së aviacionit.

Gjatë këtij aksioni të zhvilluar nga efektivët e Komisariatit numër 2, janë sekuestruar 468.2 kanabis sativa.

Të arrestuarit Arif Plasa, 55 vjeç, banues në Tiranë dhe Besnik Berisha, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Nga  kontrolli i kryer në banesën e Besnik Berishës, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 468.2 kg lëndë e dyshuar si kanabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, me qëllim kapjen dhe  vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes se lëndëve narkotike” në bashkëpunim dhe “Vënia në dispozicion të ambjenteve për mbajtje dhe konsumim të lëndëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat