Aksident me fatalitet në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Kronikë e zezë

Aksident me fatalitet në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Më: 27 maj 2017 Në ora: 16:13
Ilustrim

Në Prelez të Ferizajit, sot  rreth  orës 10:30  ka ndodhur një aksident komunikacioni,  ku si pasojë ka humbur jetë me  drejtuesi i furgonit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i Emergjencës së QKMF-së dhe policia.

Sipas mjekut kujdestar  në Emergjencën e QKMF-së Naim  Çerkini,  ekipi i emergjencës  vetëm ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të makinës.

Viktima është  mashkull  i moshës rreth 55-60 vjeçare.

Bëhet e ditur se nga ky aksident përveç viktimës nuk ka tjerë të lënduar.

Policia po merret me rastin dhe shkakun e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat