Aksident në Divjakë, makina përplas motorin, në gjendje të rëndë pasagjeri

Kronikë e zezë

Aksident në Divjakë, makina përplas motorin, në gjendje të rëndë pasagjeri

Më: 27 maj 2017 Në ora: 22:26
Aksident në Divjakë

Një makinë ka përplasur një motorçikletë në fshatin Mizë të Divjakës mbrëmjen e sotme rreth orës 20:35, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Policia bën me dije se 32-vjeçari me iniciale A.P, banues në fshatin Mizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa AA 634 BE, është përplasur me një motorçikletë.

Si pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorçikletës shtetasi M.M, 32 vjeç, banues në fshatin Kryekuq, Divjakë, dhe pasagjeri në motorçikletë, shtetasi L.S, të cilët janë dërguar në spitalin Lushnje dhe ndodhen nën kujdesin e personelit mjekësor.

Shtetasi L.S është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Eshtë shoqëruar në Komisariat shtetasi A.P dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat