Çobani zihet me vëllanë në stan, e godet me thikë për ta vrarë

Kronikë e zezë

Çobani zihet me vëllanë në stan, e godet me thikë për ta vrarë

Më: 28 maj 2017 Në ora: 09:35
Ilustrim

Dy vëllezër çobanë grinden me njeri-tjetrin në stanet e Dukatit në Vlorë dhe njeri ëprfundon në spital i plagosur me thikë nga vëlli, kurse tjetri në burg.

Policia e Vlorës ka arrestuar  Zaçe Jazojn, 57 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë pasi  në stanin e tij të bagëtive, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me thikë, vëllanë e tij F.J., 59 vjeç.

I vëllai tashmë është shtruar në Spitalin e Vlorës, por jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë" parashikuar nga nenet 79/c dhe 22 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat