Atentati në Vlorë/ “Pronari i medias mund të jetë ekzekutuar për një lajm”

Kronikë e zezë

Atentati në Vlorë/ “Pronari i medias mund të jetë ekzekutuar për një lajm”

Më: 28 maj 2017 Në ora: 13:42
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin e dyfishtë në qytetin e Vlorës ku mbeti i vdekur drejtori i OSHEE Roland Saliu si dhe biznesmeni, Mirvjen Hyseni i cili kishte në pronësi një televizion lokal në qytetin bregdetar. Artan Hoxha tha se drejtori i OSHEE ishte në vendin e gabuar, ndërsa dyshohet se vrasja ka pasur edhe një mesazh brenda. Hoxha tha se Vlora mbetet një qytet problematik sa i përket sigurisë.

[artan-hoxha-per-baliliun] “Vlora është një qytet problematik dhe i vështirë dhe për mediat. Vlora është një nga qytetet më të vështira, por Fieri është edhe më problematik por media nuk raporton nga atje. Por në Vlorë raportohet gjithçka.

Një nga pistat e ngjarjes në Vlorë, dyshohet të jetë fakti se Mirvjen Hyseni të ketë transmetuar materiale të cilat kanë ndikuar tek vrasja. Pistat më të besueshme janë se është një person që ka qëlluar direkt dhe ka një mesazh brenda.

Por nuk përjashtohet mundësia që në këtë rast të jenë përdorur autorë të cilët mund të jenë me pagesë. Por këto janë ende në hetim. Drejtori i OSHEE u ndodh në vendin e gabuar. Ai është vrarë gabimisht dhe rastësisht. Po hetohet e kaluara e tij. Po kontrollohet e kaluara e drejt e OSHEE”- tha Hoxha, raporton “BalkanWeb”.

Ndërkohë gazetari Artan Hoxha tha se po hetohet edhe fakti nëse ngjarja ka pasur lidhje me masakrën e Coles si dhe materialet televizive që transmetonte televizioni ne administrim të tij.

“Po hetohet nëse ka pasur lidhje me detyrën dhe çështjen e pronës. Po hetohet edhe me një ngjarje tjetër, siç është ajo e Coles. Po hetohet edhe për shkak të qëndrimeve që biznesmeni ka mbajtur ne televizionin e tij”- tha Hoxha.

Atentati në Vlorë/ “Ja me kë u takua biznesmeni para se të vritej”

Gazetari investigativ i “News 24” Artan Hoxha ka komentuar sot vrasjen e dyfishtë të ndodhur para pak ditësh në një lokal në qytetin e Vlorës, ku mbeti i vrarë me breshëri automatiku drejtori i OSHEE në Vlorë, Roland Saliu si dhe biznesmeni Erven Hyseni. I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa në ‘News24’, gazetari Artan Hoxha tha se ngajrja ishte nje krim i eger.

Në çfarë pike janë hetimet?
Në fakt ngjarja është e rëndë edhe për shkak të viktimave dhe për atë se çfarë ata përfaqësonin. Ngjarja ka ndodhur në një zonë që konsiderohet si një zonë e sigurtë. Detaji që bën diferencen është egërsia që është kryer vrasja. Ata janë treguar të kujdesshëm mos vrasin njerëz të tjerë, por çështje fati që nuk ka pasur viktima të tjera. Kur kallashnikovi përdoret në ambientet të tilla mund të shkaktojë viktima edhe 100 metra larg. Kjo e bën ngjarjen tronditëse. Pra janë një sërë elementesh që të bën të mendosh se kjo është një ngjarje e rëndë.

Kur flisni për egërsi çfarë keni parasysh?

Pse quaj egërsi? Nga rezultatet e tanishme rezulton se autorët kanë përdorur armë të fuqishme.  Autorët kanë qëlluar me kallashnikov dhe kanë goditur 5 herë objektivin dhe 1 herë drejtorin e OSHEE. Objektivi dyshohet të jetë Erven Hyseni. Ai ka qenë me një person tjetër para atentatit dhe pastaj pranë tij është ulur drejtori i OSHEE. Ekspertët nuk kanë gjetur asnjë gëzhojë. Janë gjetur 6 predha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat