21 vjeçarja denoncon kukësianin: Më mbajti 5 ditë në shtëpi, do martohesh me mua…

Kronikë e zezë

21 vjeçarja denoncon kukësianin: Më mbajti 5 ditë në shtëpi, do martohesh me mua…

Më: 29 maj 2017 Në ora: 11:32
Ilustrim

Një kuksian, 27 vjeç ka mbajtur 5 ditë të izoluar në banesë një vajzë 21 vjeçare, duke i bërë presion të martoheshin bashkë.

Pajtim Kolgjini, banues në Kukës, u kallëzua nga shtetasja me iniciale S.L., 21 vjeç, banuese në Dibër, tha policia. Sipas saj, ky shtetas, më datën 23 maj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme, duke e detyruar që të shkojë në automjet me të dhe më pas e ka dërguar tek banesa e tij, duke i bërë presion me qëllim që të martohen.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale “përndjekja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat