Tiroli Jugor: Gara ilegale e dy të rinjve nga Kosova, sjellin vdekjen e punëtorit fatkeq

Kronikë e zezë

Tiroli Jugor: Gara ilegale e dy të rinjve nga Kosova, sjellin vdekjen e punëtorit fatkeq

Nga: Bota sot Më: 29 maj 2017 Në ora: 14:26
Edmond Balaj dhe Kajtaz Kukiq.

Një shofer ishte viktimë fatkeqe e garave ilegale me vetura të dy personave nga Kosova, shkruan stol.it. Njëri nga shqiptarët humbi kontrollin e timonit kur u përplas frontalisht me veturën e viktimës.

Ngjarja ka ndodhur mes ditës së enjte dhe të premte, kur shumë dëshmitarë panë se vetura Audi A3 dhe një Alfa 147 bënin gara ilegale në San Donà di Piave. Dy personat nga Kosova janë 26 vjeçari Edmond Balaj dhe 21 vjeçari Kajtaz Kukiq. 21 vjeçari humb kontrollin gjatë tentativës për parakalim dhe përplaset frontalisht me veturën e 53 vjeçarit Giuliano Babbo. 53 vjeçari sapo kishte përfunduar punën dhe kthehej për në shtëpi.

Kajtaz Kukiq përkundër lëndimeve arriti të dalë nga vetura, ndërsa dëshmitarët theksuan se ai nuk u afrua për të ndihmuar 53 vjeçarin, i cili nga lëndimet ndërroi jetë në vendngjarje, përcjell botasot.info.

Policia italiane arriti të arrestojë dy personat nga Kosova, që rezultuan të ishin kushëri të njëri-tjetrit. Momentalisht Kukiq ndodhet në spitalin e Triestet për rikuperim.

Hetimet paraprake kanë nxjer në dritë se Kukiq bile nuk dispononte as lejen e qarkullimit. Ai tani akuzohet për shumë vepra penale dhe me shumë gjasë do qëndrojë gjatë në burg./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat