Kishte ndërtuar ‘fermë’ kanabisi në garazh, arrestohet 63-vjeçari në Vlorë

Kronikë e zezë

Kishte ndërtuar ‘fermë’ kanabisi në garazh, arrestohet 63-vjeçari në Vlorë

Më: 29 maj 2017 Në ora: 18:15
Ilustrim

Policia e Vlorës gjatë një operacioni ditën e sotme ka bërë të mundur arrestimin e një 63-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim pasi kishte përshtatur një ambient për kultivimin e bimëve narkotike në garazhin e apartamentit.

Në pranga mësohet se është vënë Astrit Miftari, 63 vjeç, banues në Vlorë, i cili akuzohet nga policia për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe  "Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike".

Ngjarja

Më datë 29.04.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në një apartament në lagjen "1 Maji", shërbimet kanë konstatuar në garazhin e këtij objekti një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llampave elektrike, një mjet lundrues "Gomone", si dhe sasi bimore narkotike, bazë materiale të ndryshme etj.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin nr.171 datë 28.05.2017, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë "Arrest në burg".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat